Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
Faqja 1 e 1
Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
Piratët informatikë ndaluan regjistrimin e popullisë në Australi duke bllokuar faqen e internetit të ndërtuar enkas për këtë qëllim. Autoritetet australiane thanë se pas disa sulmeve nga vende te tjera, hakerat mundën që të ndalonin funksionimin normal të faqes së internetit.
Vetëm pak orë më parë, zyra Australiane e Statistikave ishte mburrur se pavarësisht fluksit të madh që pritej, faqja nuk do të bllokohej. Por mesa duket, zyrtarët australianë nuk kishin llogaritur sulmet kibernetike.
Çdo australiani i kërkohet një herë në 5 vjet që të plotësojë disa formularë në mënyrë që autoritetet të kenë një panoramë sa më të qartë të vendit. Pritej që këtë vit, 2 të tretat e popullisë ta bënin këtë në internet, në faqen e ndërtuar për këtë qëllim dhe që prej kohësh reklamohej nga qeveria.
Por bllokimi i faqes ka sjellë një lumë kritikash ndaj ekzekutivit në përgjithësi dhe ndaj Zyrës së Statistikave në veçanti. Shumë politikanë australianë dhe shumë qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e krerëve të këtij institucioni për paaftësinë e treguar. Sipas tyre, Zyra e Statistikave kishte 5 vjet kohë për t’u përgatitur dhe sërish ia doli që të dështojë.
Pas bllokimit të faqes së internetit, kryeministri australian nxitoi që të siguronte popullsinë se të dhënat personale nuk janë kompromentuar. Kreu i qeverisë, Malcolm Turnbull tha se hakerat nuk kanë mundur që të hyjnë në të dhënat e Zyrës së Statistikave, por thjesht bllokuan faqen e saj.
Kryeministri pranoi se disa nga masat e sigurisë dështuan, por siguroi se të dhënat e publikut janë të sigurta. Sidoqoftë, incidenti ngriti shqetësime se të dhënat e qytetarëve janë prekur dhe shumë njerëz kërkuan një hetim transparent të incidentit.
/ Top Channel
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
24/9/2017, 12:49 nga Admin
» Kodet e GTA Vice City Në Shqip
9/9/2016, 12:31 nga Vizitor
» Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
11/8/2016, 18:44 nga Admin
» Anonymous Albania kërcënim per serbin
12/6/2016, 10:34 nga Admin
» 10 hakerët më të rrezikshëm e të gjithë kohërave
29/5/2016, 19:57 nga Admin2
» INTRANETI
13/4/2016, 15:57 nga Metja
» 10 fakte që nuk i dinit rreth grupit te famshem te hackerave Anonymous
20/3/2016, 08:23 nga Admin2
» Ja si vepronte hakeri shqiptar që vodhi të dhënat e ushtrisë amerikane
28/1/2016, 13:35 nga Admin2
» Virtual DJ
20/12/2015, 14:19 nga Admin2