Një maluer po tmerron ekspertët e sigurisë
Faqja 1 e 1
Një maluer po tmerron ekspertët e sigurisë
Një maluer po tmerron ekspertët e sigurisë
Një maluer i ri po tremb ekspertët e sigurisë! Nëse antivirusët e zbulojnë, ai do të shkatërrojë kompjuterin.
Ky maluer i quajtur Rombertik nga Cisco Systems, është dizenjuar për të ndërhyrë në çdo tekst i cili shkruhet brenda një shfletuesi. Përhapet përmes spam-it dhe mesazheve “phishing”.
Ky maluer sapo hyn në sistemin operativ Windows bën disa verifikime për të parë nëse është zbuluar. Kjo sjellje nuk është e pazakontë por Rombertik është unik sepse nëse e kupton se është zbuluar do e shkatërrojë kompjuterin.
Një maluer i tillë mendohet të jetë shfrytëzuar në sulmet ndaj Koresë së Jugut në 2013 dhe Sony Pictures në 2014 ku ky i fundit iu atribua Koresë së Veriut.
Sapo Rombertik hyn në kompjuterin Windows, shënjestra e tij është sektori MBR, i cili është edhe sektori i parë që kompjuteri verifikon për startin e sistemit operativ. Nëse Rombertik nuk arrin të ketë akses mbi sektorin MBR, do të shkatërroj të gjithë skedarët që gjenden në direktorinë e përdoruesit duke i enkriptuar që të gjitha me një çelës RC4.
Sapo sektori MBR ose direktoria e përdoruesit të enkriptohet, kompjuteri do të përpiqet të startojë sistemin operativ duke përfunduar me një ekran të zi dhe mesazhin “Carbon Crack Attempt, failed.”
Ndryshe nga çdo maluer tjetër, Rombertik përpiqet si shmanget izolimit që në gjuhën e sigurisë kompjuterike quhet “Sandbox”. Nga ana tjetër ai qëndron në gatishmëri të plotë dhe shkruan të dhëna në bit në memorje mbi 960 milion herë, çka komplikon analizat e mëtejshme.
Nëse ekspertët e sigurisë përpiqen të analizojnë 960 milion instruksionet me një softuer analize do të krijohet një logaritëm me madhësi mbi 100 Gigabajt. (PCWorld Albanian)
pcworld.al
Similar topics
» Hackeri 13 vjeçar tregon eksperiencën në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë së Internetit në Kinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
24/9/2017, 12:49 nga Admin
» Kodet e GTA Vice City Në Shqip
9/9/2016, 12:31 nga Vizitor
» Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
11/8/2016, 18:44 nga Admin
» Anonymous Albania kërcënim per serbin
12/6/2016, 10:34 nga Admin
» 10 hakerët më të rrezikshëm e të gjithë kohërave
29/5/2016, 19:57 nga Admin2
» INTRANETI
13/4/2016, 15:57 nga Metja
» 10 fakte që nuk i dinit rreth grupit te famshem te hackerave Anonymous
20/3/2016, 08:23 nga Admin2
» Ja si vepronte hakeri shqiptar që vodhi të dhënat e ushtrisë amerikane
28/1/2016, 13:35 nga Admin2
» Virtual DJ
20/12/2015, 14:19 nga Admin2