JA CILAT JANË PARASHIKIMET E SHEFIT EKZEKUTIV TË GOOGLE PËR VITIN 2014
Faqja 1 e 1
JA CILAT JANË PARASHIKIMET E SHEFIT EKZEKUTIV TË GOOGLE PËR VITIN 2014
Sipas Eric Schmidt, shefi ekzekutiv i kompanisë Google, pajisjet mobile e kanë fituar tashmë luftën ndaj kompjuterëve. Gjatë një interviste për Bloomberg TV, Schmidt ka shprehur parashikimet e tij për vitin 2014.
Ai beson se vitin e ardhshëm çdo njeri do të disponojë një smartfon. “Në qoftë se trendi i mëparshëm tregonte se pajisjet mobile po shkonin drejt fitores, tashmë fitorja e tyre është e qartë.
Në ditët e sotme tabletët dhe smartfonët po shiten më tepër sesa kompjuterët personalë. Njerëzit po përshtaten shumë shpejt ndaj kësaj arkitekture të re.” – tha Schmidt.
Deklarimi i fitores së pajisjeve mobile ndoshta është disi i nxituar, por në fakt Schmidt i referohet të dhënave të fundit të cilat tregojnë se shitjet e kompjuterëve personalë dhe desktop po tejkalohen nga shitjet e pajisjeve mobile dhe deri tani asnjë firmë kërkimore nuk është gati të pohojë një ndryshim të afërt të kësaj situate, shkruan PCWorld Albania.
Gjithsesi do të kemi mundësi më vonë të shohim nëse pajisjet mobile kanë fituar ose jo.
Për vetë kompaninë Google epërsia e pajisjeve mobile ndaj kompjuterëve personalë është sa pozitive po aq edhe negative. Platforma Android vazhdon të ketë sukses në mbarë botën dhe prezenca e saj po rritet gjithnjë çdo ditë e më shumë.
Megjithatë, Google po përpiqet të kapë një pjesë të mirë të tregut të kompjuterëve me lançimin e Chromebook-ëve. Në qoftë se pajisjet mobile janë fitimtare tashmë në treg, do të ishte interesante të shihnim se çfarë mendon Schmidt rreth pozicionit të Chromebook-ëve në treg.
Përveç kësaj pjese, Schmidt preku edhe disa fusha të tjera të rëndësishme, përfshirë këtu “Big Data” (Të dhënat masive) si dhe mënyrat që mund të përdorin kompanitë për kompilimin dhe analizimin e sasisë së madhe të informacioneve që regjistrohen çdo ditë në serverat e tyre.
Një shënim tjetër: Schmidt ka pranuar se gabimi i tij më i madh si shef ekzekutiv ka qenë pamundësia për t’u përshtatur ndaj “fenomenit të rrjeteve sociale”.
Similar topics
» Kujdes! Google monitoron përdoruesit e internetit edhe kur janë jashtë rrjetit!
» Google: “Ne e duam Shqipërinë”
» Google Graph...
» Epic Google!
» Google dorëzohet para Kinës
» Google: “Ne e duam Shqipërinë”
» Google Graph...
» Epic Google!
» Google dorëzohet para Kinës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
24/9/2017, 12:49 nga Admin
» Kodet e GTA Vice City Në Shqip
9/9/2016, 12:31 nga Vizitor
» Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
11/8/2016, 18:44 nga Admin
» Anonymous Albania kërcënim per serbin
12/6/2016, 10:34 nga Admin
» 10 hakerët më të rrezikshëm e të gjithë kohërave
29/5/2016, 19:57 nga Admin2
» INTRANETI
13/4/2016, 15:57 nga Metja
» 10 fakte që nuk i dinit rreth grupit te famshem te hackerave Anonymous
20/3/2016, 08:23 nga Admin2
» Ja si vepronte hakeri shqiptar që vodhi të dhënat e ushtrisë amerikane
28/1/2016, 13:35 nga Admin2
» Virtual DJ
20/12/2015, 14:19 nga Admin2