Programet e sistemit
2 posters
Faqja 1 e 1
Programet e sistemit
1. Programet e sistemit (Systems Software)
Programet e sistemit janë programe që koordinojnë pjesë të ndryshme të një sistemi kompjuterik, me qëllim që ai të punojë shpejt dhe në mënyrë sa më efiçiente. Ata kryejnë detyra të tilla si: formatojnë disqet duke i bërë ato të përshtatshëm për të ruajtur materiale të ndryshme, kopjojnë programet dhe të dhënat nga një disketë në një tjetër, bëjnë të mundur që programet e aplikimit të përdorin monitorin, printerin etj. Roli bazë i programeve të sistemit është se ato shërbejnë si ndërmjetës midis programeve të aplikimit dhe hardware-it të një sistemi kompjuterik.
Shumë përdorues nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë bëjnë për ta programet e sistemit. P.sh. në një mikrokompjuter kur jepet komanda "save" për të ruajtur një program në disk, programet e sistemit kontrollojnë nëse ka hapsirë të mjaftueshme në disk, shkruajnë programin në adresën e hapsirës së kujtesës që është bosh, dhe azhornojnë direktoritë e diskut.
Ka tre tipe bazë të programeve të sistemit:
• Sistemet e shfrytëzimit (Operating Systems)
• Përkthyesit e gjuhës (language translators)
• Programet funksional (utility programs)
Sistemi i shfrytëzimit është pjesa kryesore e programeve të sistemit në një sistem kompjuterik.
Një përkthyes gjuhe është një program që përkthen një program të shkruar në Basic, Cobol, Pascal, etj. në gjuhë makine.
Programet funksional bëjnë të mundur kryerjen e funksioneve që janë më pak të frekuentuara (p.sh. rekuperimi i skedarëve të fshirë pa dashje nga disku).
1.1 Sistemi i shfrytëzimit
Një sistem shfrytëzimi është një koleksion programesh që administrojnë aktivitetet e kompjuterit. Funksionet e sistemit të shfrytëzimit - të cilat përfshijnë përcaktimin e burimeve të sistemit, planifikimin e punëve - konsiderohen si një mision i vetëm: të kontrollojë veprimet që kryen një sistem kompjuterik.
Dy programet më të rëndësishëm të sistemit të shfrytëzimit janë mbikqyrësi (supervisor) dhe përkthyesi në gjuhë-komandë (command-language translator). Mbikqyrësi kontrollon të gjitha pjesët e sistemit të shfrytëzimit. Përkthyesi në gjuhë-komandë bën të mundur që si përdoruesi ashtu dhe programuesit të komunikojnë me sistemin e shfrytëzimit duke përdorur gjuhën komandë. Kur komunikoni me sistemin e shfrytëzimit ju mund të përdorni konfigurimet e përcaktura nga vetë sistemi ose t'i ndryshoni ato me anë të instruksioneve në gjuhë komandë. Në disa sisteme kompjuterik, operatorët përdorin një ndërfaqe për të ekzekutuar instruksionet në gjuhë-komandë. Në disa të tjerë të cilët kanë një ndërfaqe grafike, operatori shënjon me anë të miut (mouse) mbi një ikonë në ekran për të kryer një veprim.
Teknika të proçesimit në një sistem shfrytëzimi janë
1. Multiprogramimi ka të bëjë me sisteme shfrytëzimi me shumë përdorues. Kjo është e ngjashme me punën e një dentisti. Dentisti mjekon njëkohësisht disa pacientë në dhoma të ndryshme në një kohë të caktuar. Dentisti mund t'i heqi dhëmbin pacientit në dhomën 1, të shkojë tek dhoma 2 të pregatisë materialin e mbushjes, të kthehet përsëri tek dhoma 1 për të mjekuar vendin ku hoqi dhëmballën e kështu mund të vazhdojë. Ndërsa dentisti kalon nga një pacient tek tjetri, asistentët kryejnë punët ndihmëse.
Në një sistem kompjuterik që ka sistem shfrytëzimi me multiprogramim, disa programe aplikimi mund të jenë vendosur në kujtesën qëndrore në të njëjtën kohë. CPU ashtu si dhe dentisti punon në një program në një kohë. Kur arrin një moment që programit i duhet të përdorë pajisjet periferike, CPU ndërpret procesimin për të kaluar në një program tjetër dhe rikthehet tek programi i parë kur ai është gati për t'u proçesuar përsëri. Ndërsa kompjuteri pret që të dhënat e një programi të aksesohen në disk, ai mund të kryejë llogaritje për një program tjetër. Programet e sistemit për njësinë bëjnë tërheqjen e të dhënave të ruajtura në disk. Kompjuteri mund të kryejë mijëra llogaritje gjatë kohës që duhet për të kërkuar dhe marrë një sasi të dhënash nga disku, sepse veprimet e Input/Output-it të diskut janë shumë më të ngadalta se llogaritjet, gjithashtu shpejtësia e aksesimit të të dhënave në harddisk është e vogël.
2. Multitask ka të bëjë me aftësinë multiprogramim që ka një sistem shfrytëzimi me një përdorues. Kështu multitask tregon aftësinë që ka kompjuteri për të ekzekutuar dy ose më shumë programe të një përdoruesi njëkohësisht ose aftësinë e ekzekutimit të dy apo më shumë detyrave (task) të një programi të vetëm njëkohësisht.
3. Ndarje e kohës (time-sharing) është një teknikë në të cilën sistemi i shfrytëzimit qarkullon nëpër të gjithë programet që janë aktive në sistem të cilat kanë nevojë për t'u ekzekutuar dhe i jep secilit prej tyre një pjesë të vogël kohe në çdo cikël. P.sh. supozojmë se janë 20 programe në një sistem dhe secilit program do t'i caktohet një kohë prej 1 sekonde. Kompjuteri do të punojë mbi programin 1 për një sekondë, pastaj në programin 2 për një sekondë dhe kështu me rradhë. Kur të mbarojë punën dhe me programin 20 ( për një sekondë) kompjuteri do të kthehet përsëri tek programi 1 dhe të punojë dhe 1 sekondë tjetër me të, pastaj me programin 2 e kështu me rradhë. Pra në çdo minutë secili program do ta ketë CPU-në në dispozicion vetëm tre sekonda.
4. Kujtesa virtuale (virtual memory). Më parë përdoruesit që kishin programe të mëdha përballeshin me një numër të madh problemesh që kishin të bënin me ngarkimin e këtyre programeve në kujtesën qëndrore. Shpesh atyre i duhej që t'i ndanin këto programe në mënyrë manuale në pjesë në mënyrë që pjesë të vogla të tyre të vendoseshin në hapsirën e kujtesës qëndrore njëkohësisht. Në fillim të viteve 70 në shumë sisteme shfrytëzimi ishte e vlefshme një kujtesë virtuale. Kjo i lejoi përdoruesit që të shkruanin programe të gjata, të cilat sistemi i shfrytëzimit do të mund t'i ndante dhe administronte automatikisht. Kujtesa virtuale ka të bëjë me përdorimin e diskut për të rritur kujtesën qëndrore. Mënyra se si funksionon kujtesa virtuale është: sistemi i shfrytëzimit i dërgon programet që do të proçesohen në atë zonë të diskut që i përket kujtesës virtuale. Këtu programet përgjithësisht ndahen në faqe me gjatësi fikse ose segmente me gjatësi variabël. Nëse programi ndahet në faqe apo segmente kjo varet nga aftësitë e sistemit të shfrytëzimit. Një sistem me kujtesë virtuale që përdor faqëzim e ndan programin në faqe. Në qoftë se një program është 40 kilobyte i gjatë dhe sistemi e ndan programin në faqe me gjatësi 4 kilobyte, atëherë programi ndahet në 10 faqe. Ndërsa kompjuteri punon me programin, vetëm një pjesë e faqeve vendosen në kujtesën qëndrore njëkohësisht. Kur gjatë ekzekutimit kërkohen faqe të tjera, ato zgjidhen nga kujtesa virtuale dhe shkruhen në kujtesën qëndrore mbi ato faqe që nuk nevojiten më. Të gjitha faqet origjinale ose të modifikuara qëndrojnë të paprekura në kujtesën virtuale gjatë kohës që kompjuteri ekzekuton programin. Kështu në qoftë se kompjuterit i duhet përsëri një faqe të cilën e ka fshirë nga kujtesa qëndrore, ai menjëherë e kap atë. Ky proçes vazhdon derisa ekzekutimi i programit përfundon.
5. Multiproçesimi ka të bëjë me përdorimin e dy ose më shumë kompjuterave të lidhur bashkë për të kryer punë në të njëjtën kohë. Kjo teknikë kërkon programe sistemi që të jenë në gjendje të kuptojnë se janë duke u përdorur shumë proçesorë, dhe që kanë aftësi të caktojnë punën që do të kryejnë këta proçesorë në mënyrë sa më efiçiente. Ndërsa multiprogramimi ka të bëjë me ekzekutimin e disa programeve ose detyrave njëkohësisht në një kompjuter, multiproçesimi ka të bëjë me ekzekutimin e shumë programeve ose detyrave në të njëjtën kohë në disa kompjutera.
Disa nga sistemet e shfrytëzimit janë MS-DOS, Macintosh System Software, UNIX, OS/2, NetWare, etj.
MS-DOS gjendet në mikrokompjuterat IBM, Macintosh System Software është sistem shfrytëzimi i linjës së kompjuterave Apple Macintosh. OS/2 dhe UNIX janë sisteme shfrytëzimi multitask. NetWare është një sistem shfrytëzimi i dizenjuar për rrjetet (LAN).
1.2 Përkthyesi i gjuhës (Language translator)
Është një program sistemi që konverton në gjuhë makine një program aplikimi të shkruar në një gjuhë të nivelit të lartë. Ka tre tipe të përkthyesve të gjuhës. Ata janë kompilatorët, interpretuesit dhe asembluesit (assembler).
Një kompilator përkthen tërësisht në gjuhë makine një program të shkruar në një gjuhë të nivelit të lartë përpara se programi të ekzekutohet.
Interpretuesi lexon, përkthen dhe ekzekuton programet një rresht në një kohë. Pra përkthimi në gjuhë makine bëhet gjatë kohës që programi është duke u ekzekutuar.
Asembluesi përdoret ekskluzivisht për gjuhën Assembler.
2.Telekomunikimi
Telekomunikimi është komunikimi në distancë, si p.sh. nëpërmjet linjave telefonike ose satelitit.
Aplikimet më të rëndësishme të biznesit përdorin telekomunikimin. Aplikime të tilla janë p.sh. ato që kryejnë transaksione të ndryshme (rezervimi i biletave të avionit), shkëmbimi elektronik i informacionit (dokumenta biznesi si blerjet dhe faturat që shkëmbehen në mënyrë elektronike ndërmjet kompanive), posta elektronike, posta zanore, faksi, telefoni celular dhe kërkimi i informacionit.
Kutitë e postës elektronike janë skedar në hard disk që i përket një individi specifik. Aty ruhen mesazhe, dokumente, memo apo materiale të tjera që i janë dërguar këtij individi.
Posta zanore është një sistem poste elektronike i tillë që mesazhi zanor i dërguesit ruhet në formë binare në një pajisje që ndodhet në vendndodhejn e marrësit. Kur marrësi shtyp butonin për të dëgjuar mesazhin, mesazhi dixhital rikonvertohet në të dhëna zanore.
Faksi i konverton në mënyrë dixhitale imazhet e faqes dhe i transmeton në linjën e telefonit. Faksi marrës i merr imazhet elektronike dhe do t'i riprodhojë ato në hard-copy.
2.1 Mediat e komunikimit
Dy njësi hardware që janë larg njëri-tjetrit transmetojnë mesazhe ndërmjet tyre me anë të disa tipeve të mediumeve të komunikimit. Njësitë hardware mund të jenë një terminal dhe një kompjuter, dy kompjutera ose disa kombinime të tjera të dy pajisjeve. Mediumi mund të jetë linja telefonike, mikrovalët ose ndonjë alternativë tjetër. Kur transmetohet një mesazh njëri nga njësitë hardware është dërguesi ndërsa tjetri është marrësi.
Mediat e komunikimit ndahen në dy klasa : linjat fizike dhe mikrovalët.
Linjat fizike
Në sistemet e sotëm të telekomunikimit përdoren tre tipe të linjave fizike: kobllot twisted pair, koaksial dhe fibra optike.
Twisted pair përdoren në sistemet telefonikë. Ato instalohen lehtë dhe kanë çmim të ulët.
Kablli koaksial u përdor fillimisht nga industritë televizive. Ai realizon transmetim me shpejtësi të madhe të tekstit dhe të të dhënave video.
Fibra optike përbëhet nga qindra fibra qelqi trasparente të holla sa një fije floku. Trasmetimi bëhet i mundur me anë të transformimit të të dhënave në rreze drite, të cilat dërgohen me shpejtësi shumë të madhe përgjatë kabllit me anë të pajisje lazer.
Mikrovalët
Janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë. Tekstet, grafikët, tingujt dhe të dhënat video mund të konvertohen në impulse mikrovalë. Stacionet e transmetimit me mikrovalë nuk është e nevojshme të jenë nën shikimin e njëri-tjetrit, por ato duhet të kenë një rrugë të pabllokuar përgjatë së cilës të komunikojnë. Kur një stacion merr një mesazh nga një tjetër, ai e përforcon atë dhe e dërgon për në stacionin tjetër (destinacion). Për shkak të maleve dhe kurbaturës së tokës stacionet janë të vendosur në ndërtesa të larta dhe majat e maleve për t'u siguruar që në rrugën e trasmetimit nuk kanë pengesa. Sinjalet mikrovalë mund të dërgohen në dy mënyra: me anë të stacioneve tokësore, ose me anë të satelitëve. Të dy këto teknologji transmetojnë sasi të mëdha të dhënash dhe me shpejtësi shumë të madhe.
Stacionet tokesorë duhet të jenë jo më shumë se 25-30 milje larg për të komunikuar direkt me njëri-tjetrin. Ky kufizim vjen për arsye se lagështira e sipërfaqes së tokës shkakton interferenca.
Satelitët janë pajisje që vendosen në orbitën e tokës dhe realizojnë komunikimin në distanca të mëdha.
2.2 Mënyrat e trasmetimit
Mediat e komunikimit klasifikohen dhe në bazë të mënyrës se si ata i dërgojnë mesazhet (në një apo dy drejtime). Mënyrat e trasmetimit janë: simpleks, gjysëm duplekse, dhe duplekse.
Në trasmetimet simplekse mesazhet trasmetohen vetëm në një drejtim të parapërcaktuar (p.sh. zilja e derës, sinjali shkon nga butoni tek paisja që lëshon tingullin).
Në trasmetimet gjysëm-dupleks mesazhet mund të transmetohen në të dy drejtimet, por vetëm në një drejtim në një kohë (p.sh. radiot).
Në trasmetimet dupleks mesazhet mund të transmetohen në të dy drejtimet njëkohësisht.
2.3 Sinjalet
Sinjalet e dërguara përgjat një mediumi mund të jenë analog ose dixhital. Sinjalet në një linjë telefonike janë analoge. Kompjuterat dhe pajisjet e suportit janë pajisje dixhitale që trajtojnë të dhëna të koduara në dy gjendje diskrete 0-sh dhe 1-shash. Që dy ose më shumë pajisje të komunikojnë ndërmjet tyre me anë të linjës telefonike, duhet që ndërmjet secilës pajisje dhe kablli telefoni të vendoset një pajisje që quhet modem. Modemi bën të mundur konvertimin e sinjalit dixhital në analog dhe anasjelltas.
Që dy kompjutera të komunikojnë duhet që ato të bien dakord për mënyrën e trasmetimit dhe të paketimit të të dhënave.
Trasmetimi ndërmjet dy kompjuterave bëhet si në paralel ashtu dhe në seri. Në trasmetimin në paralel secili bit i një byte dërgohet në rrugë të ndryshme. Në trasmetimin në seri bitet e një byte ndjekin njëri-tjetrin në të njëjtën rrugë.
2.4 Rrjeti (network)
Një rrejt është një lidhje ndërmjet të paktën dy kompjuterave në mënyrë që ata të komunikojnë me njëri-tjetrin. Ka tre tipe rrjetash: LAN (Local Area Network), WAN (Wide Area Network), MAN (Metropolitan Area Network).
Një LAN është një koleksion kompjuterash të lidhur në rrjet që ndodhen në një zonë të vogël si p.sh. në një ndërtesë.
Një WAN lidh rrjetat që ndodhen në glob
MAN përdor teknologjinë e WAN-it për të lidhur LAN-et që ndodhen në një zonë gjeografike të caktuar si p.sh. një qytet.

Admin2- Admin
- Numri i postimeve : 64
Age : 32
Re: Programet e sistemit
Nqs se ka mundesi mund te ma dergoni ne inbox kete postim se me duhet per nje detyre kursi. Ju faleminderit.
mondi- Numri i postimeve : 1
Age : 34
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
24/9/2017, 12:49 nga Admin
» Kodet e GTA Vice City Në Shqip
9/9/2016, 12:31 nga Vizitor
» Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
11/8/2016, 18:44 nga Admin
» Anonymous Albania kërcënim per serbin
12/6/2016, 10:34 nga Admin
» 10 hakerët më të rrezikshëm e të gjithë kohërave
29/5/2016, 19:57 nga Admin2
» INTRANETI
13/4/2016, 15:57 nga Metja
» 10 fakte që nuk i dinit rreth grupit te famshem te hackerave Anonymous
20/3/2016, 08:23 nga Admin2
» Ja si vepronte hakeri shqiptar që vodhi të dhënat e ushtrisë amerikane
28/1/2016, 13:35 nga Admin2
» Virtual DJ
20/12/2015, 14:19 nga Admin2