Programe per kompjuterin
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.


Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Programe Kompjuteri

Promovoni faqen tuaj gjithashtu
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Like/Tweet/+1
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Facebook
0
 
0
 
 
0

Widgets

Social Media Buttons
<

15 komanda ne Run

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

15 komanda ne Run

Mesazh nga Admin prej 21/7/2012, 21:56

Shume perdorues te Windows mendojne se si kutia dialoguese Command prompt ashtu dhe ajo Run jane krijuar per ata qe kane aftesi per ta perdorur jashtezakonisht mire Windowsin.
Por ne fakt kjo nuk eshte e vertete sepse si CMD ashtu edhe Run nuk kane te bejne vetem kode. Ka shume menyra qe edhe nje perdorues normal mund ti perdor ato, vecanerisht kutine Run.

Per te hapur kutine Run mund te perdorni komanden Win+R

1. %programfiles%

Ne na duhet te hapim program files shume shpesh per te menaxhuar aplikacionet qe kemi te instaluar. Kjo komande do hape folderin Program Files direkt, pa u shqetesuar fare se ne cilin drive eshte i instaluar Windows.

2. %userprofile%

Ashtu si komanda e meparshme, kjo do të hapë dosjen e profilit te perdoruesit. Ju do mund të hyni në fotot, videot, muziken dhe dosjet tjera personale me lehtësi nga ketu.

3. control

Nëse doni te hapni sistemin tuaj te Control Panel, kjo komande do e hape ate direkt. Do habiteni se sa pak njerëz e dinë këtë. Pra, shumë nga miqtë te cilet merren me kompjutera nuk ishin ne dijeni te kesaj komande.

4. cleanmgr

Me shume mundesi eshte menyra me e thjeshte per te pastruar skedaret qe jane mbledhur dhe te cilat nuk na nevojiten me.
Ekzekutoni komanden per te hapur Windows Disk Cleanup Manager, zgjidhni drive-rin qe doni te pastroni dhe klikoni OK
Kompjuteri do e skanoje ne menyre te vecante qe te kape vetem skedaret "mbeturine" dhe ju jep opsionin per ti pastruar ato.

5. compmgmt.msc

Komanda do hape direkt Computer Management, te cilin e hapni duke klikuar me te djathten mbi ikon e My computer dhe duke zgjedhur Manage.

6. firewall.cpl

Doni te caktivizoni ose aktivizoni firewallin shpejt? Shkruani komandaen firewall.cpl ne kutin Run dhe shtypni Enter.

7. fsmgmt.msc

Mund te kontrolloni dosjet SHARED shume lehte nga ketu.

8. Hapni shfletueset (iexplore, chrome, firefox, opera)

Keto komanda do hapin Internet Explorer, Chrome, Firefox, dhe Opera ne sistemin tuaj përkatësisht nqs jane te instaluar ne kompjuterin tuaj. Por kjo nuk eshte e gjitha. Gjithashtu ju mund te hapni cdo URL websiti pas emrit te shfetuesit. Psh firefox www.gjbiteam.com dhe shtypni Enter. Kjo komande eshte e preferuara e imja.

9. msinfo32

Eshte menyra me e thjeshte per te pare te dhenat e sistemit tuaj.
Ketu mund te gjeni gjithe informacionin rreth hardware-ve dhe software-ve.

10. Netplwiz

Kjo komande esht e dobishme per kompjuterat me shume perdorues. Administratori mund te hape direkt llogarite e perdoruesve dhe te konfiguroje cdo llogari qe ka deshire. Perdoruesit e tjere do kene mundesi te ndryshojne konfigurimet vetem ne llogarite e tyre perkatese.

11. osk

Me ane te kesaj komande mund te hapni On Screen Keyboard (Tastieren ne ekranin tuaj te kompjuterit).
Tastieren ne ekran mund ta perdorni per te luftuar keylogger-at kur lundroni ne kompjutera publik.

12. Logoff/shutdown

Sic flete dhe vete emri, keto komanda ju japin mundesine qe te dilni dhe fikni PC-ne shume shpejt.

13. utilman

Pame se si komanda osk hapte On Screen Keyboard, por nqs doni te hapni magnifier ose narrator, atehere kjo komande do ju paraqese gjithe opsionet qe permban Utility Manager.

14. wuapp

Kjo komande do hape Windows Update Manager. Nga ketu ju mund te konfiguroni dhe instaloni Perditesimet e Windows.

15. write

E fundit por jo me pak e dobishmja. Ashtu sic komanda notepad perdoret per te hapur Windows Notepad, ashtu dhe komanda write perdoret per te hapur Windows WordPad .

Admin
Admin

Numri i postimeve : 233
Age : 22

http://programe.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi