Programe per kompjuterin
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.


Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Programe Kompjuteri

Promovoni faqen tuaj gjithashtu
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Like/Tweet/+1
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Facebook
0
 
0
 
 
0

Widgets

Social Media Buttons
<

Si të ruhesh nga përgjimi në internet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si të ruhesh nga përgjimi në internet

Mesazh nga Admin prej 21/6/2013, 21:52



SHBA-Kur u bë publik lajmi se agjencitë e qeverisë amerikane mblidhnin të dhëna për komunikimet në internet dhe telefon të qytetarëve, shumë vetë u befasuan nga fakti që këto programe ishin kaq të përhapura. Bëhej fjalë për një numër të gjerë mesazhesh në internet dhe telefon. Qeveria nuk e mohoi që i kishte ndërmarrë këto veprime por theksoi se të dhënat e grumbulluara nuk përfshinin përmbajtjen e komunikimeve por të ashtuquajturat të dhënat e përgjithshme.
Megjithëse shumë vetë e merrnin me mend se agjencitë amerikane të zbulimit po mblidhnin të dhëna për mesazhe dhe telefonata të dyshimta, mendimi i përgjithshëm kishte qenë se këto veprime bëheshin me autorizim gjykate dhe ishin drejtuar ndaj personave të vecantë. Por siç bëjnë të ditur njoftimet, gjatë një periudhe specifike, janë kapur të gjitha mesazhet elektronike dhe janë ruajtur për një analizë të mundshme në të ardhmen, shkruan Zeri Amerikes.
Agjencitë qeveritare thonë se mbledhin të dhëna vetëm për parametrat, të ashtuquajturat metadata dhe jo përmbajtjen e mesazheve. Por shefi i Teknologjisë në kompaninë KoolSpan Bill Supernor thotë së këto të dhëna janë shumë të vlefshme për shërbimet e zbulimit.
“Metadata është përcaktimi i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar informacion që përshkruan informacione të tjera. Kështu për një email, metadata do të thotë se kujt i është dërguar një mesazh, kush e ka dërguar, data dhe sa i gjatëështë mesazhi. Shumë mesazhe mund të kalojnë përmes disa stacioneve elektronike dhe ky lloj informacioni mund të konsiderohet metadata”.
Pse nuk janë private komunikimet në internet? Nëse kompjuterat kanë adresat e tyre, si mund të lexohen mesazhet elektronike nga dikush tjetër? Zoti Supernor thotë se për ta kuptuar këtë, duhet të kesh njohuri për fillimet e internetit.
“Ideja fillestare e internetit ishte për një sistem për komunikim të hapur mes njerëzve në universitete të ndryshme. Me kalimin e kohës u shndërrua në një sistem për shkëmbimin e informacionit mes organizatave të lidhura me mbrojtjen”.

Prandaj në fillim, siguria nuk ishte shqetësimi kryesor sepse askush nuk mendonte se interneti do të përdorej për komunikim privat mes njerëzve, kompanive dhe zyrtarëve qeveritarë. Masat e sigurisë u shtuan më pas. Një tjetër problem, thotë zoti Supernor, vjen nga natyra e ndërlidhur e internetit.
“Rrjetet janë komunikime që lidhen në pika të ndryshme. Në secilën nga qendrat ku lidhen këto komunikime, mund të gjendet informacion që mund të përgjohet ose kapet si nga forca miqësore, ashtu edhe armiqësore”.
Bill Supernor thotë se ruajtja e metadatave kërkon shumë më pak hapësirë sesa ruajtja e përmbajtjes së mesazheve. Ai thotë se metadatat janë më të thjeshta për t’u organizuar apo kataloguar, por vetëm kaq mund të bësh me këtë lloj informacioni.
Agjencitë e zbulimit thonë se i përdorin këto informacione për të kapur terroristët dhe kriminelët. Por ç’ndodh me piratët kompjuterikë që kërkojnë të dhëna financiare dhe personale? Zoti Supernor këshillon.
“Gjëja më e mirë që mund të bësh për të mbrojtur veten, është që të zgjedhësh fjalëkalime të vëshira për t’u marrë me mend, pra jo emrat e maceve dhe qenve, apo adresën, emrat e familjes dhe cdo gjë tjetër që del në mediat shoqërore. Këto lloj informacionesh do të ishin armë në duart e atyre që duan të bëjnë keq”.
Në rastet e celularëve dhe telefonave inteligjentë, zoti Supernor thotë se duhet ruajtur me kujdes informacioni i vlefshëm si numrat e Sigurisë Sociale dhe ato të kartave të kreditit.
”Unë nuk do të përdorja mesazhe për të shkëmbyer informacion të sigurtë. Nuk është një metodë e sigurt për informacione personale”.
Bill Superno rthotë se interneti nuk është një mjet kominikimi i sigurtë dhe këshillon përdorimin e kodeve për informacion sensitive. Kjo është e vlefshme sidomos për kompanitë dhe organizatat që duan të sigurohen se informacioni privat që këmbejnë do të mbetet privat.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 233
Age : 22

http://programe.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi