Programe per kompjuterin
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.


Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Join the forum, it's quick and easy

Programe per kompjuterin
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.


Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Programe per kompjuterin
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Programe Kompjuteri

Promovoni faqen tuaj gjithashtu
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Like/Tweet/+1
Tema Fundit
» Kodet e Gta V ne shqip
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty24/9/2017, 12:49 nga Admin

» Kodet e GTA Vice City Në Shqip
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty9/9/2016, 12:31 nga Vizitor

» Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty11/8/2016, 18:44 nga Admin

» Anonymous Albania kërcënim per serbin
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty12/6/2016, 10:34 nga Admin

» 10 hakerët më të rrezikshëm e të gjithë kohërave
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty29/5/2016, 19:57 nga Admin2

» INTRANETI
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty13/4/2016, 15:57 nga Metja

» 10 fakte që nuk i dinit rreth grupit te famshem te hackerave Anonymous
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty20/3/2016, 08:23 nga Admin2

» Ja si vepronte hakeri shqiptar që vodhi të dhënat e ushtrisë amerikane
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty28/1/2016, 13:35 nga Admin2

» Virtual DJ
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty20/12/2015, 14:19 nga Admin2

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Facebook
0
 
0
 
 
0

Widgets

Social Media Buttons
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Helperblogger.com-facebook-icon<

21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato?

Shko poshtë

21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Empty 21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato?

Mesazh nga Admin 25/2/2013, 14:53

21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato? Pc-mys10

Zbuloni se pse nuk ju printohen dokumetet, ku kanë shkuar shkarkimet tuaja, çfarë është një skedar .dat, si e kanë pushtuar shfletuesin tuaj toolbar-ët e çuditshëm dhe shumë të tjera.
Edhe pse kompjuterët e sotëm janë pajisje të mahnitshme, ato vazhdojnë të bëjnë gjëra të pashpjegueshme. Po ju paraqesim disa nga pyetjet që i keni bërë gjithmonë vetes dhe përgjigjet për to:



1. Ku kanë përfunduar shkarkimet e mia? Pse nuk i gjej dot?
Është shfletuesi ai që zgjedh vendin se ku do të ruhen shkarkimet. Megjithatë ky proçes mund të kontrollohet nga ju. Për Firefox, klikoni tek Tools, Options dhe tek Downloads Section të General Tab mund të vendosni follderin se ku doni të ruhen shkarkimet tuaja. Për Chrome, në anën e djathtë të dritares klikoni ikonën e çelësit anglez, zgjidhni Settings dhe në dritaren e re që hapet shkoni deri në fund tek seksioni Downloads. Tek Downloads Location mund të specifikoni follderin ku dëshironi të ruani shkarkimet.

2. Pse nuk karikohet iPad-i im kur e lidh me kompjuter?
Kablli nuk ka mjaft kapacitet për të përcuar sasinë e duhur të vatëve. Apple rekomandon të gjeni një prizë dhe një adaptues fuqie prej 10 vatësh.

3. Pse mund ta shoh një video në kompjuterin desktop por jo edhe në laptop?
Mesa duket laptopit i mungojnë kodekset e duhura për të lexuar videon. Kontrolloni formatin e saj dhe kërkoni në internet për të shkarkuar kodekset e nevojshme.

4. Printeri nuk po printon dhe Windows-i nuk më lejon të anuloj apo të fshij dokumentat që janë në pritje për t’u printuar. Çfarë po ndodhë?
Ka një problem komunikimi mes kompjuterit dhe printerit. Shkarkoni aplikacionin Stalled Printer Repair i cili bën të mundur spastrimin e dokumentave që presin në rradhë për t’u printuar.

5. Kur hap kompjuterin dëgjoj disa sinjale që tingëllojnë si ‘beep’. Çfarë kuptimi kanë?
Këto ‘beep’ vijnë nga BIOS, një pjesë softuerike e ndërtuar në njësinë qëndrore të kompjuterit. Një ‘beep’ i vetëm nënkupton se gjithçka po funksionon siç duhet. Dy ‘beep’ të gjata të shoqëruara me tre të shkurtra nënkuptojnë se sistemi nuk ka arritur të përfundojë kontrollin e ndërfaqes së tastierës. Një ‘beep’ i gjatë i shoqëruar me dy të shkurtra zakonisht nënkupton probleme me videon. Për të mësuar mbi kuptimin e llojeve të ndryshme të ‘beep’ lexoni manualin e sistemit tuaj.

6. Tek follderët e imazheve digjitale shpesh gjej një skedar me emrin Thumbs.db. Çfarë është dhe si mund ta fshij pa prishur punë?
Thumbs.db është një skedar i Windows që mbanë listën e imazheve (në formën thumbnail) për foto, dokumente, Ueb faqe etj. në një folder të caktuar. Ky skedar i redukton kohën e nevojshme Windows-it për të riprodhuar në formë thumbnail skedarët e folderit. Tek Vista dhe Windows 7, Thumbs.db ruhen në vende të caktuara, prandaj nuk i shihni shumë shpesh nëpër follderët tuaj. A mund ta fshini Thumbs.db? Sigurisht që po, por nuk ju rekomandojmë. Në vend të saj mund të komandoni Windows-in tuaj të mos e shfaqë. Hapni Windows Explorer, klikoni Tools, Folder Options dhe tek View Tab lereni bosh kutizën që i përket ‘Show hidden files and folders’. Klikoni OK dhe Thumbs.db nuk do të shfaqet më (edhe pse do të jetë pjesë e follderit).

7. Pse të gjitha kamerat digjitale – madje edhe smartphonët i ruajnë fotot në një follder të quajtur DCIM?
DCIM është shkurtesa për Digital Camera Images dhe është follderi i paracaktuar për kamerat digjitale. Ky është një emër që është vendosur para shumë kohësh, që prej krijimit të kamerave digjitale.

8. Më është zhdukur ikona e Recycle Bin. Si ta rikthej?
Ndoshta Recycle Bin nuk ka qënë asnjëherë në desktop (ka disa kompjuterë të rinj që nuk e kanë të vendosur në desktop), ose ndoshta është fshirë aksidentalisht. Megjithatë, mund ta ktheni pa problem. Tek Vista dhe Windows 7, klikoni tek Start, shkruani desktop icons, dhe më pas klikoni ‘Show or hide common icons on the desktop’. Klikoni kutizën ngjitur me Recycle Bin dhe më pas OK. Për përdoruesit e XP, Windows ka një ekpert automatik në lidhje me këtë problem. Shkoni tek Microsoft Support dhe kur të shfaqet dritarja Fix-it zgjidhni Run now.

9. Pse ristartohet Windows-i pa lejen time? Si mund ta ndaloj?
Ky problem ka lidhje me azhurnimet automatike. Tek Vista dhe Windows 7 mund ta zgjidhni kështu: klikoni Start dhe shkruani Windows Update, më pas klikoni Enter. Klikoni Change Settings në të majtë dhe zgjidhni Download updates but let me choose whether to install them. Klikoni OK.

10. Nga erdhën gjithë këto toolbar-e të çuditshme tek shfletuesi im dhe si mund t’i heq qafe?
Ndonjëherë ato instalohen së bashku me programe të ndryshme por nuk mungojnë dhe rastet kur kanë funksionet e spyware-ve. Fillimisht duhet të ndiqni me vëmendje hap pas hapi çdo program që instaloni dhe të mos klikoni ‘next… next’ pa lexuar kushtet e instalimit. Për të fshirë toolbar-et e panevojshme, çinstalojini ato nga Control Panel.

11. Si u instalua QuickTime tek kompjuteri im dhe a është e nevojshme ta mbajë?
Ky softuer instalohet së bashku me iTunes dhe shërben për të shfaqur foto, video, për të luajtur muzikë etj. A ju duhet? Nëqoftëse keni një iPod, iPad apo iPhone, ju duhet QuickTime. Ndonjëherë QuickTime përdoret edhe nga faqe të ndryshme Ueb për të shfaqur filma apo video. Këshilla jonë: nëse nuk keni ndonjë arsye specifike për ta fshirë, më mirë lereni në kompjuter.

12. Kam të instaluar MS Word. Pse nuk i hap dot skedarët .docx?
Me siguri jeni duke përdorur Word 2003. Formati .docx i përket versioneve Word 2007 e më lartë. Ajo çka ju duhet është Microsoft Office Compatibility Pack for Word, Excel and Powerpoint 2007 File Formats. Është një shtojcë që mund ta shkarkoni nga interneti dhe bënë konvertimin e skedarëve nga ato të Office 2007/2010 tek Office 2003/XP/2000.

13. Pse nuk më lejon Windows-i të fshij një skedar të caktuar?
Nëse Windows-i nuk ju lejon të fshini skedarë, kjo ndodhë për shkak se një program tjetër është duke e përdorur atë skedar. Zgjidhja? Bëjini një ristart kompjuterit dhe më pas, pa hapur asnjë program, provojeni ta fshini.

14. Pse disa programe lënë pas skedarë dhe follderë edhe pasi i kam çinstaluar?
Kjo ndodhë pasi disa programe që shërbejnë për çinstalim nuk funksionojnë siç duhet. Provoni IObit Uninstaller. Është pa pagesë.

15. Pse Adobe Reader dhe Java bëjnë azhurnime kaq të shpeshta? Duhet t’i lejoj patjetër?
Azhurnimet e Java-s dhe Adobe bëhen shpeshherë për të mbushur boshllëqet që lidhen me sigurinë tuaj. Sigurisht që duhet t’i lejoni sepse lidhen me mbrojtjen e skedarëve dhe kompjuterin tuaj. Megjithatë, nëse azhurnimet e shpeshta ju bezdisin, përdorni programe tjera për shfaqjen e skedarëve PDF si Foxit Reader, Nitro PDF apo Nuance PDF Reader. Sa për Java-n, nuk keni alternativa tjera.

16. Është domsdoshmërisht e nevojshme të bëjë azhurnimet e Windows?
Po! Patjetër që duhet ta azhurnoni Windows-in për arsye sigurie, megjithatë ka një mënyrë për të reduktuar atë ‘bezdisjen’ e porosive azhurnuese. Bëjeni Windows-in që të azhurnohet automatikisht, pa ju njoftuar. Klikoni Start, shkruani Windows Update dhe më pas shtypni Enter (në XP, shkoni tek Control Panel dhe gjeni Windows Update). Klikoni Change Settings dhe zgjidhni Install updates automatically. Klikoni OK. E vetmja herë që do të pranoni porosi nga Windows-i do të jetë në rast se është i nevojshëm ristarti.

17. Ka rëndësi nëse bëjë apo jo ‘safely remove’ kur heq pajisjet nga kompjuteri?
Patjetër! Nëse nuk e bëni, skedarët tuaj mund të dëmtohen, të bëhen të palexueshëm apo edhe të dyja rastet.

18. Windows më pyet nëse dua të aktivizoj Sticky Keys. Çfarë janë dhe si duhet t’i përdor?
Opsioni Sticky Keys lehtëson qasjen e disa funksioneve të tastierës. Supozojmë se doni të përdorni shkurtesat për Copy (Ctrl + C) apo Undo (Ctrl + Z). Me Sticky Keys, nuk ka nevojë të mbani të shtypur dy taste njëkohësisht. Në vend të saj, mund të shtypni fillimisht Ctrl, ta lëshoni dhe më pas të shtypni tastin tjetër që doni të përdorni.
19. Pse nuk dërgoj dot një skedar të caktuar si attachment me e-mail?
Ndoshta skedari është shumë i madh dhe e kalon kapacitetin e lejuar të serverit të e-mailit. Psh, Gmail dhe Yahoo lejojnë deri në 25MB dhe 20MB. Nëse doni të dërgoni një skedar me madhësi mbi atë të lejuar ka alternativa të tjera përveç e-mailit. YouSendIt ju lejon të dërgoni deri në 100MB përmes një ndërfaqeje Uebi, një aplikacioni desktop apo edhe një plug-in që i vendoset Outlook-ut. SugarSync është një alternativë tjetër që ju lejon një hapësirë online prej 5GB pa pagesë. WeTransfer është poashtu një opsion tjetër, i cili instalohet në shfletuesin tuaj dhe ju lejon të shpërndani skedarë deri në 2GB.

20. Si mund ta dalloj nëse një Ueb faqe e caktuar është e sigurtë për t’u vizituar?
Niseni me Web of Trust, i cili është një plug-in pa pagesë që mund të instalohet tek Chrome, Firefox, Internet Explorer, Opera dhe Safari. Ky miniprogram ju shfaq tre dritat e semaforit para se të klikoni nëpër Ueb faqe. Lista e klasifikimit të Ueb faqes krijohet nga përvojat e përdoruesve të thjeshtë. Edhe ju vetë mund të krijoni listën tuaj personale.

21. Çfarë janë skedarët .dat që më vijnë ndonjëherë me e-mail dhe si t’i hap?
MS Outlook përdor një version të modifikuar të formatit Rich Text për të ruajtur lloje shkrimesh, formatimesh etj. Nëse e-maili juaj nuk e përkrahë këtë modifikim, atëhere shfaqet skedari .dat. Në fakt nuk është edhe aq e thjeshtë ta hapësh materialin e dërguar kur ai vjen i bashkangjitur me një .dat. Fillimisht, mund t’i kërkoni dërguesit të çaktivizojë opsionin e Outlook RTF dhe ta ridërgojë e-mailin. Së dyti, mund ta hapni materialin në Notepad. Mund të shihni shumë karaktere pa kuptim, por duke ecur deri në fund, mund të gjeni tekstin që ju është dërguar. Dhe së fundmi, provoni WMDecode, një program pa pagesë, që skanon skedarët .dat për materialin e dërguar dhe e ruan këtë të fundit në mënyrë që të hapet pa problem.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 234
Age : 29

https://programe.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi