A është Windows-i duke përdorur shumë programe?
Faqja 1 e 1
A është Windows-i duke përdorur shumë programe?
Proceset janë programe ose pjesë të programeve që funksionojnë brenda Windows-it. Është normale që të kenë shumë nga to.
Për të hulumtuar proceset tuaja, klikoni me të djathtën në shiritin taskbar dhe zgjidhni Task Manager (Start Tast Manager në Windows 7), pastaj klikoni tabin Processes. Është më lehtë që të studiohet lista e gjatë nëse bëni klasifikimin e tyre. Për të bërë këtë në bazë të emrit, klikoni kolonën Image Name.
Ju mund të dëshironi që t’i radhisni në bazë të kolonave të tjera. Klikoni CPU në pjesën e sipërme për të parë se çfarë është duke e shfrytëzuar shumicën e vëmendjes së procesorit. Ju do ta shikoni se shumica e proceseve nuk janë duke shfrytëzuar shumë (ose aq shumë sa të bëhet regjistrimi).
Nëse jeni duke përdorur XP, mund ta kuptoni që një pushtues i madh i quajtur System Idle Process, shfrytëzon pothuajse 100 për qind të ciklit të CPU-së tuaj. Mos u shqetësoni.
System Idle Process nuk është në fakt duke përdorur ndonjë gjë. Ai është thjesht një vendmbajtës për ciklet e papërdorura. Vista dhe Windows 7 nuk e kanë këtë proces keqdrejtues.
Ju gjithashtu mund të bëni radhitjen në bazë të kujtesës duke identifikuar llojin e ndryshëm të shfrytëzuesve. Dëshironi të dini se pse një proces i caktuar është duke funksionuar?
Kolona Image Name dhe Description mund të ju ndihmojë. Për ta bërë të lexueshme kolonën Description, zgjeroni dritaren e Task Manager duke e tërhequr anën e djathtë më tej. Pastaj zgjeroni kolonën Description duke e tërhequr skajin e pjesës së sipërme po ashtu në të djathtë. Nëse Description ende nuk ju ndihmon, vizitoni ProcessLibrary.com dhe kërkoni atje. Përpara se ta ndalni një proces, sigurohuni që çdo gjë me të cilën jeni duke punuar është ruajtur në disk. Pastaj zgjidhni procesin dhe klikoni butonin End Process për ta ndalur atë.
Pasi ta keni lexuar paralajmërimin frikësues, klikoni butonin End Process. Një paralajmërim është që: Kjo gjë mund të dëmtojë një program. Por mbase nuk do ta bëjë këtë.
Nëse dëshironi që të mbani një proces nga ngarkimi në të ardhmen, ju do të duhet që të identifikoni se çfarë programi përdor procesi dhe të largoni atë program. (PCWorld Albanian)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
24/9/2017, 12:49 nga Admin
» Kodet e GTA Vice City Në Shqip
9/9/2016, 12:31 nga Vizitor
» Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
11/8/2016, 18:44 nga Admin
» Anonymous Albania kërcënim per serbin
12/6/2016, 10:34 nga Admin
» 10 hakerët më të rrezikshëm e të gjithë kohërave
29/5/2016, 19:57 nga Admin2
» INTRANETI
13/4/2016, 15:57 nga Metja
» 10 fakte që nuk i dinit rreth grupit te famshem te hackerave Anonymous
20/3/2016, 08:23 nga Admin2
» Ja si vepronte hakeri shqiptar që vodhi të dhënat e ushtrisë amerikane
28/1/2016, 13:35 nga Admin2
» Virtual DJ
20/12/2015, 14:19 nga Admin2