Viber është i pasigurtë, çdokush ka qasje në fotot, videot dhe mesazhet tuaja
Faqja 1 e 1
Viber është i pasigurtë, çdokush ka qasje në fotot, videot dhe mesazhet tuaja
Hulumtuesit e University of New Haven Cyber Forensics Research and Education Group në SHBA kanë bërë një hulumtim për Viber, nga i cili kanë zbuluar se aplikacioni i famshëm mobil për komunikim, është tejet i pasigurtë, dhe rekomandojnë që i njëjti të mos përdoret, sepse të gjitha të dhënat e dërguara nga përdoruesit, mund të merren nga çdokush dhe kurdoherë.
Në fakt, ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se së fundmi ata kanë gjetur disa të meta të mëdha të sigurisë dhe mënyrën se si Viber i pranon fotografitë, doodles (postimet e shkruara me dorë), videot, apo edhe të dhënat për lokacionin e përdoruesit.
Ata gjithashtu kanë vërejtur disa probleme edhe në mënyrën se si Viber i ruan të dhënat në serverët e saj në mënyrë të pakoduar, pa mekanizëm autentifikimi për ta marrë përmbajtjen nga një klient i caktuar.
Problemi kryesor është se të dhënat në Viber janë të pakoduara, dhe lënë hapësirë për përgjim nga çdokush përmes Rogue AP, apo ndonjë haker tjetër ndërmjetësues. Prandaj, hulumtimi i ekspertëve të këtij universiteti ka bërë hulumtime të thella për tu siguruar që njerëzit të jenë të informuar, të sigurtë, dhe larg aplikacioneve që kanë të meta sa i përket sigurisë së tyre.
Për këto probleme, madje ata e kanë kontaktuar edhe Viber (para se ti publikojnë të dhënat e tyre), por këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tyre për përmirësimin e aplikacionit, kah aspekti i sigurisë.
Telefonat në të cilët është bërë testi për pasigurinë e Viber janë HTC One (Android 4.4.2), Samsung Galaxy S4 (Android 4.3), ndërsa versioni i Viber 4.3.0.712.
Trafiku mobil është marrë përmes përdorimit të Windows 7, tiparit (virtual ëifi miniport adapter). Kompjuteri ka qenë i lidhur në internet përmes Ethernet, në mënyrë që kartela e wireless të mos ishte në përdorim. Lidhja me Ethernet është bërë për ta shpërndarë qasjen e internetit me “virtual wifi miniport adapter”.
Ndërsa, në testin e bërë, për marrjen e trafikut janë përdorur edhe veglat si NetworkMiner, Wireshark, dhe NetWitness.
Përmbledhja e rezultateve nga studimi:
Fotografitë e pranuara janë të pakoduara
Doodles të pranuara janë të pakoduara
Videot e pranuara janë të pakoduara
Fotografitë me të dhënat e lokacionit që pranohen/dërgohen janë të pakoduara
Të dhënat e ruajtuara në Viber Amazon Servers janë në format të pakoduar
Të dhënat e ruajtura në iber Amazon Servers nuk fshihen automatikisht
Të dhënat e ruajtura në Viber Amazon Servers mund të merren me qasje të lehtë në databazë, pa asnjë mekanizëm për qasje të verifikuar në të (të dhënat e përdoruesve mund të merren shumë thjeshtë: duke vizituar linkun e përgjuar, apo linkun në shfletuesin e internetit që na ofron të gjithë përmbajtjen – foto, video, pamje të lokacionit të përdoruesit, etj.
Çdokush, duke përfshirë edhe ofruesit e shërbimeve mund ti mbledh të gjitha këto të dhëna, dhe secili që e vendos një Rogue AP, apo ndonjë sulm ndërmjetësues (sikurse sulmet “helmuese” të ARP) mundësojnë marrjen e trafikut në Viber – përkatësisht grumbullimin e fotografive dhe videove të dërguara / pranuara nga përdoruesit e aplikacionit për telefonat e mençur mobil. /Telegrafi/
Similar topics
» Facebook teston mesazhet me pagesë
» Cfare eshte CPU?
» Cfar eshte HTML
» Cfar eshte nje WebMaster
» Kompjuteri i parë në botë, është zbuluar nga Mikenët
» Cfare eshte CPU?
» Cfar eshte HTML
» Cfar eshte nje WebMaster
» Kompjuteri i parë në botë, është zbuluar nga Mikenët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
24/9/2017, 12:49 nga Admin
» Kodet e GTA Vice City Në Shqip
9/9/2016, 12:31 nga Vizitor
» Hakerat ndërpresin regjistrimin e popullsisë në Australi
11/8/2016, 18:44 nga Admin
» Anonymous Albania kërcënim per serbin
12/6/2016, 10:34 nga Admin
» 10 hakerët më të rrezikshëm e të gjithë kohërave
29/5/2016, 19:57 nga Admin2
» INTRANETI
13/4/2016, 15:57 nga Metja
» 10 fakte që nuk i dinit rreth grupit te famshem te hackerave Anonymous
20/3/2016, 08:23 nga Admin2
» Ja si vepronte hakeri shqiptar që vodhi të dhënat e ushtrisë amerikane
28/1/2016, 13:35 nga Admin2
» Virtual DJ
20/12/2015, 14:19 nga Admin2