Programe per kompjuterin
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.


Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Programe Kompjuteri

Promovoni faqen tuaj gjithashtu
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Like/Tweet/+1
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Facebook
0
 
0
 
 
0

Widgets

Social Media Buttons
<

Hakerët përdorin Dropbox dhe WordPress për të sulmuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hakerët përdorin Dropbox dhe WordPress për të sulmuar

Mesazh nga Admin2 prej 17/7/2013, 19:53



Spiunët kibernetikë prapa fushatës së publikuar të spiunazhit kundër New York Times kanë shtuar Dropbox-in dhe WordPress-in në çantën e tyre për t’i gjuajtur me “truqe”.
Banda, e njohur në qarqet e sigurisë si banda DNSCalc, ka përdorur shërbimin për shpërndarje të skedarëve, Dropbox, për 12 muajt e fundit si një mekanizëm për të shpërndarë sulme keqdashëse, tha Rich Barger, që është zyrtari i inteligjencës për Cyber Squared.

Derisa taktika nuk është unike, ajo mbetet radari i shumicës së ndërmarrjeve. 

“Është vetëm diçka që njerëzit nuk munden në të vërtet ta shikojnë ose t’i kushtojnë vëmendje”- tha gjatë të enjtes Barger.

Banda është në mesin e 20 grupeve kineze të identifikuara nga ndërmarrja e sigurisë Mandidant që lëshojnë sulme kibernetike kundër caqeve të caktuara për të vjedhur informacione. Në këtë rast, banda DNSCalc ishte duke shkuar pas individëve ose qeverive që ishin të lidhura me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). ASEAN është grup që përfaqëson interesat ekonomike të dhjetë shteteve të Azisë Juglindore.

Sulmuesit nuk kanë shfrytëzuar vetëm dobësitë në Dropbox ose WordPress. Ata kanë hapur llogari dhe kanë përdorur shërbimet si infrastrukturë të tyre. Banda ka ngarkuar në Dropbox një skedar.

ZIP një skedar të fshehur që i përket Këshilltarit për Biznes të ASEAN-it në SHBA. Porositë ishin dërguar tek njerëzit ose agjencitë që do të ishin të interesuara në draftin e letrës për rregullat e Këshillit. Letra, e vendosur në skedar, ishte legjitime, tha Barger. Kur një pranues e kishte bërë shpaketimin e skedarit, ata kanë parë njërin ku shkruhej “Deklarata e Këshillit të Biznesit për Prioritete në Politikën Reciproke Komerciale SHBA-ASEAN Paper.scr.” Klikimi në të do të hapte një PDF të dokumentit, ndërsa sulmi keqdashës hapte një derë të pasme në prapavijë të kompjuterit të pranuesit.

Sapo të hapej “dera”, sulmi keqdashës do të mund të arrinte tek një blog WordPress i krijuar nga sulmuesit. Blogu përmbante IP adresën dhe numrin e portit të një serveri të tipit udhëzo-dhe-kontrollo që sulmi keqdashës do ta kontaktonte për të shkarkuar softuer shtesë.

Dropbox është një pistë e dëshirueshme për sulmet, sepse punëtorët e shumë ndërmarrjeve e përdorin shërbimin. “Njerëzit i besojnë Dropbox-it,” tha Barger.

Për ndërmarrjet që e kanë shërbimin në listën e vet të bardhë, kalimi i sulmit keqdashës nga Dropbox nuk do të gjendet nga sistemi i parandalimit të ndërhyrjes së ndërmarrjes. Po ashtu, komunikimet me blogun në WordPress me gjasë nuk do të mund të gjendeshin, pasi do të ishte një veprimtari e pazakonshme për ndonjë punëtor me qasje në internet, njofton Indeksonline.

Në përgjithësi, asnjë teknologji nuk mund ta parandalojë një sulm të tillë. “Nuk ka plumb argjendi,” tha Barger. 

Parandalimi më i mirë për profesionistët e sigurisë është shpërndarja e informacionit kur ndërmarrjet e tyre janë të synuara, kështu që të tjerët mund të hartojnë mbrojtjen e tyre, tha ai.

Admin2
Admin

Numri i postimeve : 64
Age : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi