Programe per kompjuterin
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.


Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Programe Kompjuteri

Promovoni faqen tuaj gjithashtu
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Like/Tweet/+1
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Facebook
0
 
0
 
 
0

Widgets

Social Media Buttons
<

Sulmet kompjuterike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sulmet kompjuterike

Mesazh nga Admin prej 2/3/2013, 20:13

Piratet informatik kane mbledhur nje armate te madhe kompjuteresh qe i kane nen kontroll.


Imagjinoni nje toge ekspertesh kompjuteri qe perdorin Internetin per te vene ne pune rrjete kompjuteresh qe i kane marre nen kontroll.Kjo armate kompjuteresh,e njohur si botnes (rrjete robotesh),leshon nje bresheri kodesh kompjuterike demsjellese qe kane si shenjester nje shtet te caktuar.Brenda pak minutash,sitet Web ushtarake,financiare dhe tregtare te ketij shteti shkaterrohen.Bankomatet (ATM-te) dhe rrjetet telefonike nuk funksionojne me.Avionet nuk ngrihen ne fluturim,sistemet kompjuterike e te sigurise ne centralet berthamore nderpriten.Si do te reagonin njerezit,cfare do te benin,cfare do te beje ti?
Skena e mesiperme mund te duket e pabesueshme.Por,sipas Ricard A.Klarkut,ish kordinatorit kombetar te SHBA-se per Sigurine, Mbrojtjen e Infrastruktures dhe Antiterrorizmin,dicka e ngjashme mund te ndodhe edhe ne jeten reale.Ne fakt,tashme ka pasur sulme kompjuterike.
Pse do ta niste dikush nje sulm te tille?Si ndermerret ky sulm?E perderisa krimet kompjuterike kunder idivideve jane bere te zakonshme,si mund te mbrohesh kur je online?
(Sulmet kompjuterike jane perpjekje te qellimshme per te ndryshuar,nderprere ose shkaterruar sistemet a rrjetet kompjuterike ose te dhenat a programet qe kane ose transmetojne.Keshilli Kerkimor Kombetar i SHBA-se.)


Fushebeteje dixhitale

Ka arsye te ndryshme pse mund te niset nje sulm kompjuterik.Per shembull,terroristet ose qeverite mund te orvaten te futen ne rrjetet kompjuterike te armiqve per tu vjedhur sekrete ose per te sabotuar paisjet qe keto rrjete kompjuterike kontrollojne.Ne vitin 2010,zevendessekretari i mbrojtjes i SHBA-se,Uilliam Xh.Lini III,pranoi se ''kundershtaret'' e huaj kishin sulmuar disa here rresht.Sipas tij kishin arritur te depertonin ne rrjetet kompjuterike qe permbanin te dhena sekrete te SHBA-se dhe kishin vjedhur ''mijera dokumente...madje edhe projekte armesh,plane operative dhe te dhena te mbledhura nga survejimet.''
Kriminelet informatike perdorin metoda te ngjashme per te vjedhur prona intelektuale ose te dhena financiare nga rrjete korporatash dhe kompjutere personale.Raportohet se kriminelet bejne miliarda dollare cdo vit me ane te transaksioneve mashtruese ne rrjet.
Piratet informatike kane vene nen kontroll nje armate te madhe kompjuteresh per te sulmuar nepermjet Internetit.Ne 2009-en,nje shoqeri keshilluese per sigurine ne Internet zbuloi nje bande kriminale qe kontrollonte ne distance nje rrjet global me perafersisht 2 milione kompjutere,shume prej te cileve prone e qytetareve te thjeshte.Organizata e Bashkepunimit dhe e Zhvillimit Ekonomik (OECD) llogariti kohet e fundit se 1 ne 3 kompjutere te lidhur me Internetin kontrollohet ne distance nga ndonje i ''paftuar''Po kompjuteri yt?A mund te ndodhe qe dikush ta komandoje pa dijenine tende?


Gjahtare te heshtur

Imagjino nje skene te tille.Nje kriminel dergon nje program te demshem me ane te Internetit,i cili kur futet ne kompjuter,pa dijenine tende kerkon programet antivirus online te instaluara ne te.Kur gjen nje hyrje te pambrojtur,rremon ne gjithe kompjuterin per te gjetur te dhena te dobishme.Me pas,programi i demshem mund te ndryshoje ose te fshije dokumentet e tua ne kompjuter,mund ''te postoje veten elektronikisht'' ne kompjutere te tjere ose ti dergoje ''te paftuarit'' fjalekalime,hollesi finaciare apo te dhena te tjera konfidenciale.
Kriminelet informatike mund te te mashtrojne madje ne ate menyre qe ta infektosh vet kompjuterin.Si?Duke hapur nje dokument te derguar me poste elektronike qe ne dukje s'ka asgje te keqe,duke klikuar ne linkun e nje faqeje Web,duke shkarkuar e instaluar nje program kompjuteri falas,duke lidhur me kompjuterin nje paisje me memorie te infektuar ose thjesht duke vizituar nje faqe interneti me permbajtje te diskutueshme.Secili nga keto veprime mund te instaloje programe te demshme ne kompjuterin tend dhe ta vere nen kontrollin e nje ''te paftuari'' ne distance.
Si ta kuptosh nese kompjuteri yt eshte i infektuar?Kjo mund te jete shume e veshtire per tu diktuar.Kompjuteri dhe Interneti mund te duken shume te ngadalshem,sistemi nuk u pergjigjet komandave,kutite qe shfaqen papritmas mund te te nxitin te instalosh ndonje program te caktuar ose kompjuteri nuk funksionon si zakonisht.Nese veren ndonje nga keto simptoma,kontrolloje kompjuterin tek nje teknik i mire.
(Eshte raportuar se ne vitin 2011,piratet informatike arriten te vinin ne shenjester me shume se 45.000 pika te dobeta tashme te njohura ne kompjuter.Duke shfrytezuar keto dobesi,zakonisht ata perpiqen te instalojne programe te demshme (malware) ne kompjuteret e njerezve pa dijenine e tyre.)

Shqyrto hapat

Teksa kombet dhe individet mbeshteten gjithnje e me teper tek teknologjia informatike,sulmet kompjuterike do te behen edhe me te zakonshme.Prandaj,shume kombe p nxitojne te pemiresojne mbrojtjen dixhitale dhe disa po bejne prova ne shkalle te gjere per te pare rezistencen e rrjeteve te tyre kompjuterike ndaj sulmeve.Edhe me keto masa,Stiven Cabinski,shef i Byrose Federale te Hetimeve ne SHBA dhe ekspert ne fushen e sigurise se kompjutereve,pranon:''Perderisa nje kundershtar i vendosur ka kohen,motivimin dhe fondet e mjaftueshme,gjithmone,theksoj gjithmone,ai do ta gjeje menyren te futet ne nje sistem qe i ka vene syrin.''
Cfare mund te besh per tu mbrojtur?Interneti nuk te jep asnjehere siguri te plote,megjithate mund te besh disa hapa praktike qe ta kesh kompjuterin me te sigurt.

Mbrohu

1:Instalo ne kompjuter programe antivirusi,firewall (mur mbrojtes mes kompjuterit dhe internetit) dhe spyware (qe spiunojne aktivitetin ne kompjuter).Mbaji te sigurta keto programe dhe sistemin operativ duke instaluar te gjitha perditesimet qe vijne per sigurine.
2:Mendo para se te klikosh nje link ose te hapesh dokumente te bashkengjitura qe ti kan derguar me poste elektronike a mesazh.Ki vecanerisht kujdes nese nuk pret mesazhe dhe te kerkojne te dhena private ose te verifikosh fjalekalimin.
3:Mos kopjo e mos puno kurre me programe qe vijne nga burime te panjohura.
4:Perdor fjalekalime qe kane te pakten tete shkronja,perfshi numra e simbole dhe ndryshoji rregullisht.Perdor fjalekalime te ndryshme per account te ndryshem.
5:Mos jep informacione konfidenciale per veten ose per accountet e tua kur perdor linke te pasigurt Wi-Fi si,per shembull,ne vende publike.
6:Fike kompjuterin kur nuk e perdor.
7:Beju rregullisht nga nje kopje dokumenteve te tua dhe ruaji ato ne vend te sigurt.

(Faqet Web te sigurta ne programet me ane te se cilave hyn ne Internet,kane ne shiritin e adreses simbole per veprime te sigurta,sic eshte simboli i drynit dhe <>;s-ja do te thot ''i sigurt''.)

Sulme kompjuterike ne vite

2003:Krimbi kompjuterik Slammer depertoi me shpejtesi ne Internet,duke infektuar rreth 75.000 kompjutere brenda 10 minutave.Sherbimi i Internetit u be jashtezakonisht i ngadalte,sitet Web nuk punonin me,bankomatet nuk funksiononin,avionet nuk u ngriten ne fluturim dhe sistemete kompjuterike e te sigurise ne nje central berthamor u nderprene.
2007:Disa sulme kompjuterike paten ne shenjester Estonine,duke prekur qeverine,mediat dhe bankat.Shumica e ketyre sulmeve erdhen nga rrjete kompjuterike qe ishin marre nen kontroll (botnets),te cilat bene qe me shume se nje milion kompjutere ne 75 vende te dergonin nje sasi marramendese me kerkesa te rreme per informacione.
2010:Krimbi kompjuterik mjaft i sofistikuar Stuxnet infektoi sistemet e kontrollit industrial te nje centrali berthamor ne Iran.

(Krimbat kompjuterike jane programe demsjellese qe veteriprodhohen automatikisht nga nje kompjuter te tjetri nepermjet Internetit.Ashtu si llojeve te tjera te programeve te demshme,krimbave kompjuterike zakonisht u vene emra si,per shembull Slammer.)

Admin
Admin

Numri i postimeve : 233
Age : 22

http://programe.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi